Infektohet trajneri i klubit në Gjermani, ekipi shkon në karantinë

Federata gjermane e futbollit vendosi që të luajë edhe këtë fundjavë futboll, ndërsa më pas të pezullojë çdo gjë deri në 2 prill. Vendim që nuk është pritur aspak mirë dhe që ndoshta mund të ndryshohet në orët në vazhdim.

Kjo për arsyen sepse është konfirmuar edhe rasti i parë me Coronavirus te trajnerët e Bundesligës. Bëhet fjalë për numrin një të stolit të Paderborn, i cili ka rezultuar pozitiv.

Në një deklaratë urgjente, Paderborn njofton se Steffen Baumgart është me koronavirus dhe i gjithë ekipi do të karantinohet tashmë, pasi mund të jetë infektuar.


Shtuar 13.03.2020 14:16