Infektohet me koronavirus punonjësja e afërt me Ramën?

Një punonjëse e Kryeministrisë mësohet të jetë infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për punonjësen me iniciale I.Sh, dhe është punonjësja e disatë e Kryeministrisë që preket nga COVID-19 shkruan Dosja.al.

Ajo është punonjëse e Zyrës së Dhënave në Kryeministri.

Më herët në media u raportua për 2 gardistë të infektuar, madje njëri prej të prekurve qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Po kështu, persona të infektuar kanë rezultuar edhe në Bashkinë e Tiranës, ministrinë e Finanacave, Postën Shqiptare, ministrinë e Bujqësisë, tek OSHEE dhe në Kadastrën e Durrësit.

Por lidhur me këto raportime, drejtoresha e ISHP-së, Vjollca Braho u shpreh se nuk ka asnjë informacion që të ketë pasur të infektuar në Kryeministri.

Sipas saj, nga 183 inspektime në institucione shtetërore, në dy prej tyre është marrë masë për mbyllje provizore, në Bashkinë e Durrësit dhe në hipotekën e Durrësit.

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kontrollin gjithçka në Republikën e Shqipërisë. , kemi kryer 183 inspektime në institucione shtetërore dhe në dy prej tyre është marrë masë për mbyllje provizore, në Bashkinë e Durrësit dhe në hipotekën e Durrësit, ku ka pasur të infektuar. S’kam informacion për të infektuar në kryeministri nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Unë bëj vetëm pjesën e inspektimit. Për këtë pyesni Institutin e Shëndetit Publik”.


Shtuar 21.06.2020 12:45