Infektohet me koronavirus pedagogia e Ekonomikut, izolohen kolegët

Pas hapjes së shkollave, shifrat e mësuesve të prekur më Covid-19 janë rritur. Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” në qendër të qytetit të Elbasanit, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Po ashtu edhe një pedagoge në Fakultetin Ekonomik në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Si pasojë, pedagogë të tjerë të këtij fakulteti kanë bërë tamponin dhe janë vetëizoluar deri në pritje të përgjigjes së tamponit.

Në Elbasan që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot janë prekur me Covid-19, 309 persona, duke u bërë kështu qyteti i katërt, pas Tiranës, Durrësi dhe Shkodrës me numrin më të lartë të të infektuarve.


Shtuar 27.09.2020 07:25