Infektohet edukatorja e kopshtit, pozitiv edhe bashkëshorti i saj tregtar

Eukatorja e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me koronavirus.

Mësohet se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim nga ana e fëmijëve ndërsa stafi është në pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.


Shtuar 30.06.2020 07:50