Të paktën 27 persona në Shtëpinë e Bardhë dhe udhëheqës ushtarakë të Donald Trump kanë dalë pozitivë ndaj koronavirusit.
Të martën, Stephen Miller, këshilltari i diskutueshëm i politikave të presidentit amerikan, u bë i fundit që konfirmoi se ka Covid-19 dhe do të hyjë në karantinë. Miller është i fundit në një listë të gjatë të njerëzve që kanë lidhje me Shtëpinë e Bardhë dhe që është infektuar në ditët e fundit.
Ky grup drejtohet nga vetë Trump, i cili u largua nga spitali Walter Reed të hënën pasi mori trajtimin më të fundit mjekësor për virusin.
Trump, i cili ka minimizuar në mënyrë të zakonshme virusin dhe ka zhvlerësuar mbajtjen e maskave, pozoi për kamera pa maskë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe shkroi në Tëitter: “Mos ki frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. ”
Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar komentet e Trump, duke theksuar se njerëzit me virus mund ta përhapin atë tek të tjerët për rreth 10 ditë pasi të infektohen.