Incident në mbledhjen online, politikania del topless para kolegëve (FOTO LAJM)

Një senatore meksikane u kap duke dale topless në një konferencë të qeverisë, pa pasur dijeni se kamera e saj ishte ndezur.

Senatorja 66-vjeçare Martha Lucia Micher filloi të ndërrohet gjatë një takimi online më 29 maj me anëtarët e partisë politike Lëvizja Rigjeneruese, ata të Bankës së Meksikës dhe gazetarët.

Fotografitë nga mbledhja që u mbajt me qëllim që të diskutonin ndikimin e pandemisë së koronavirusit, u publikuan nga një person ende i panjohur.

Micher kërkoi falje për incidentin por mbajti një qëndrim të fortë kundër ngacmimeve online duke thënë se ajo është krenare për trupin e saj dhe nuk pranon të objektivizohet.

“Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është “vetëm trupi i saj” që ka lejuar dhe nxitur objektivizimin e grave kundër të cilave unë gjithmonë kam luftuar. Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata”.

Shumë kolegë dhe politikë të tjerë kanë dalë publikisht me deklarata për të treguar solidaritet me senatoren.


Shtuar 3.06.2020 11:18