Ia plasën sherrit me shishe në lokal, vihet në pranga 23 vjeçari në Elbasan

Detae të reja kanë dalë nga sherri mes të rinjve që ndodhi me 4 tetor në Elbasan në një lokal i cili përfundoi me dy të plagosur.

Policia informon zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Haxhiar” teksa të plagosur kanë mbetur E.B, 24 vjec dhe E.B, 21 vjec.
Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në qytet, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy persona gjatë një sherri në një lokal.

Sot është arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe vijon puna për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 6.10.2020 08:01