I vidhet Audi luksoz kryebashkiakes së Durrësit, policia fsheh ngjarjen

Kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako mësohet se i kanë vjedhur makinën personale ‘Audi A5’.

Ndërkohë ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia, e cila nuk ka dhënë asnjë njofim zyrtar në lidhje me këtë vepër penale.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku, apo është kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakia e Durrësit.

Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore.

Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet.


Shtuar 3.09.2020 19:14