“I vetëizoluar në shtëpi”, Cana mesazh për koronavirusin

Edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana përcolli apelin drejtuar të gjithë qytetarëve për të kufizuar kontaktet fizike në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e koronavirusit.

Lorik Cana ndodhet i vetëizoluar në banesën e tij në Romë dhe nga atje ka një mesazh sidomos për të rinjtë.

Videomesazhi i Canës është shpërndarë nga kryeministri Rama në facebook.

Videoja shoqerohet me kete mesazh

FRIKË JO, KUJDES PO!

DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!” shkruan Rama.


Shtuar 10.03.2020 10:11