I vendoset tritol në makinë administratorit të Vllaznisë

Një ngjarje e rëndë është evituar në Shkodër, pasi një sasi tritoli është vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer pasi Lici e ka pikasur në kohë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ahmet Haxhia.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së Licit, dhe derimë tani policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor për vendosjen e pakos së dyshimtë.

Pritet që në Shkodër të mbërrijnë eskpertë të forcave xhenio në mënyrë që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të pakos.

Lici është kërcënuar dhe më parë për shkak të postit të tij në krye të Vllaznisë, ngjarje për të cilat më parë ka lajmëruar dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.


Shtuar 16.02.2020 09:15