Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim ditën e sotme në rrjetin social Facebook me një fotomontazh të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pozonte në Kuç të Tepelenës, ndërkohë që në sfond kishte një parcelë kanabisi.
Berisha e ka shoqëruar këtë foto me dixhiturën “Hashash pushime!”.
Por pas këtij postimi, vetëm ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ripostuar fotografinë e Berishës, teksa shkruan me ironi se: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë”.
Saimir Tahiri pak para gjyqit ka nisur pushimet duke u treguar i qetë dhe në pritje.