Interi triumfoi 3-1 ndaj Bolognas në javën e shtatë të Serie A, duke marrë një fitore me përmbysje dhe tri pikë me peshë në kampionat.
Pas këtij rezultati, ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu ka arritur në kuotën e 19 pikëve dhe aktualisht kryeson renditjen e futbollit italian.
None found
Bologna e nisi takimin më mirë dhe zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të. Tommaso Pobega u fut bukur në zonë pas një aksioni individual dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së Josep Martinezit.
Zikaltërit e gjetën baraspeshën pak para pushimit. Në minutën e 44-t, Nicolo Barella harkoi në zonë, ndërsa Marcus Thuram kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe realizoi me kokë për 1-1.
Dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë, por në fraksionin e dytë Interi shtoi ritmin dhe nisi të kërkonte përmbysjen.
Pas disa mundësive të krijuara, skuadra e Chivut kaloi në avantazh në minutën e 69-të. Piotr Zielinski shërbeu Carlos Auguston, i cili nga një distancë e afërt e dërgoi topin në rrjetë për 1-2.
Ange-Yoan Bonny shënoi 12 minuta më vonë, por goli nuk u quajt i vlefshëm. Pas ndërhyrjes së VAR-it, realizimi u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Sulmuesi francez nuk vonoi të gjente sërish golin. Në minutën e 84-t, pas asistimit të Carlos Augustos, Bonny përfitoi nga hapësira dhe shënoi në portën e boshatisur, duke vulosur fitoren 3-1 të Interit.
Me këtë përmbysje ndaj Bolognas, Interi merr përkohësisht kreun e Serie A, me 19 pikë të grumbulluara pas shtatë javësh.
Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishte në Elbasan, ku takoi nga afër familjet e prekura…
Drejtuesit e Milanit kanë planifikuar tashmë të përforcojnë skuadrën gjatë janarit, duke synuar tri përforcime në tri pozita të zgjedhura.Sipas…
"Sistemi "Safe City" duhet të fillojë të zbatohet në zonën e Stacionit Policor të Strumicës në javën e parë të…
Interi do të jetë pa Ange-Yoan Bonny për rreth katër javë pasi sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor kundër Comos.Sipas faqes…
Me financat e Barcelonës të shtrënguara deri në kufijtë maksimalë, inteligjenca artificiale i ka ofruar drejtorit sportiv Deco një listë…
Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin…