Categories: sport

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Mund të jetë shkatërrues për kundërshtarët dhe meriton më shumë minuta

Luciano Spalletti ka vlerësuar talentin e Edon Zhegrovës dhe aftësinë e tij për të vënë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare. Trajneri italian ka kujtuar gjithashtu se përdorimi i anësorit duhet të jetë në përputhje me ekuilibrin taktik të skuadrës.

Të lidhura

None found

Sipas Spallettit, lëvizjet e sulmuesit kosovar janë të vështira për t’u parashikuar, çka e bën veçanërisht të rrezikshëm në duelet një kundër një dhe i mundëson të gjejë zgjidhje edhe në rrethana të ndërlikuara.

“Zhegrova mund të jetë shkatërrues për kundërshtarët, për shkak të cilësive dhe mënyrës së tij të lojës. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë edhe për vetë atë”, është shprehur Spalletti.

Tekniku ka shpjeguar se Zhegrova është në gjendje të ndryshojë drejtim e plan gjatë një aksioni, duke kërkuar alternativën më të mirë edhe kur zhvillimi i lojës nuk shkon siç ishte parashikuar.

Spalletti ka vënë në dukje se kjo liri krijuese jo gjithmonë përputhet me balancën taktike që synon ekipi. Sipas tij, për të përfituar sa më shumë nga lojtari, rëndësi ka edhe organizimi i pjesës tjetër të skuadrës.

“Ai mund ta gjejë hapësirën e duhur në ekip nëse arrijmë të krijojmë ekuilibrin e duhur në krahun tjetër të fushës”, ka thënë trajneri.

Në përfundim, Spalletti ka shprehur vlerësim për atë që Zhegrova ka treguar deri tani dhe ka lënë të kuptohet se kosovari meriton më shumë hapësirë në fushë.

“Nga ajo që na ka treguar, Zhegrova do të meritonte më shumë kohë loje”, ka përfunduar ai.

të fundit

Oliger Torba dërgohet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar pas lëndimit në protestë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar…

11 minutes ago

Protesters set trash bins on fire and block traffic during march in the capital

Protestuesit kanë lëvizur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe Unazës së Vogël, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe…

12 minutes ago

Enough with dictators, Albania!

nga Ornela Çuçi Shqipëria nuk ka më nevojë të ndërrojë njeriun në krye të sistemit por më shumë se kurrë…

13 minutes ago

Heavy police presence in Skënderbej Square; citizens forcibly detained and cases of violence reported

Makina policie kanë hyrë në shesh. Është krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese. Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë…

13 minutes ago

Muriqi vulos fitoren 3-0 të Fenerbahces me një gol të bukur

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë para portës, duke shënuar gol në fitoren 3-0 të Fenerbahces ndaj Alanyasporit,…

14 minutes ago

QSUT publishes figures: 21 officers and 13 protesters received medical care after the protest

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00…

14 minutes ago