I mori jetën vajzës dhe dhëndrit, gjykata në Australi fal shqiptarin (FOTO LAJM)

Gjykata në Australi ka shpallur të pafajshëm shqiptarin që jetonte në Melburn, i cili vrau vajzën dhe dhëndrin për shkak të problemeve mendore.

Osman Shaptafaj pretendoi se ishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Veton 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Ndaj Shaptafaj rëndua dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.


Shtuar 14.05.2020 11:04