Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësorë.
Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati dhe “arrest në burg pa afat” për Etjon Lazrin.
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes.
Dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit.