Me 106 vota pro, Kuvendi zgjedh kreun e ri të KQZ-së

Ilirjan Celibashi është zgjedhur kreu i ri i KQZ-së me 106 vota pro, ku Kuvendi rrëzoi më herët dhe emrin e ish-demokratit Ilir Rusmaili.

Ndërkohë që me 105 vota pro Lealba Pelingu është zgjedhur nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve.

Gjithashtu, anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë zgjedhur me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim: Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Ndërkohë që për Komisionin e posaçëm, në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë votuar me 105 vota pro: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho;

Referuar përcaktimeve në Kodin Zgjedhor anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve zgjidhen në një listë të përbashkët.


Shtuar 5.10.2020 12:06