I fiksuar pas purove, Bashkim Fino në hall për të mbajtur maskën (FOTO LAJM)

Deputeti Bashkim Fino është fotografuar në një moment të sikletshëm teksa nga një anë duhet të mbajë maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit, por në anën tjetër kërkon të tymosë një puro.

Teksa bisedonte me kolegët e tij në oborrin e Parlamentit, Finos i duhej herë pas here të hiqte dorë nga maska për të tymosur purot e tij të preferuara.

Jo vetëm Fino. Ai shihet në shoqërinë e miqve dhe kolegëve, por atyre shihet tu mungojë maska.


Shtuar 13.05.2020 11:26