I fashuar dhe me hekura, dalin fotot e autorit të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenëve në Laç (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u arrestua i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Në disa pamje të ublikuara nga dosja.al, Eduart Lamaj shihet i shtrirë dhe nën kujdesin e mjekëve teksa ndodhet në spitalin Ushtarak. I riu 30-vjeçar është i fashuar, ndërsa në këmbë ka të vendosura edhe disa spica hekuri, për shkak të infektimit nga plumbi që mori në atentat.

Mësohet se Lamaj ka qenë i veshur me anti-plumb, por pavarësisht kësaj, është plagosur në këmbë. Ai qëndroi për 3 javë i fshehur, derisa dy ditë më parë u paraqit në spital privat. Mjekët ranë dakord ta operonin në një spital privat tek “Qyteti Studenti”.

Vëzhgimi nga policia i familjes së tij, zbuloi edhe skemën, ndërsa deri më tani autori i ngjarjes njihej Kreshnik Tushe, 20 vjeç, i cili u arrestua rastësisht natën e ngjarjes, pasi shkoi i plagosur në spitalin e Lezhës.


Shtuar 23.06.2020 10:57