Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Desmirë në Lozhan të Korçës, ku një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Viktima mësohet se është Edison Shemitraku. 25 vjeçari dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Sipas banorëve të zonës, familja e tij jetonte në kushte të mjerueshme, ndërsa viktima njihej si një person që konsumonte alkool.
Njoftimi i policisë
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 03.03.2020, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në fshatin Desmirë, Njësia Administrative Gorë, në afërsi të banesës së tij, dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri shtetasi E. Sh., 25 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.