I dënuar me 12 vite burg në Itali, kapet “i forti” i Dibrës

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosje, në zonën e Dibrës.

Arrestimi është bërë në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, mbrëmjen e së hënës, ku policia ka ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A.I.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se A. I. 41 vjeç, i dënuar më parë në Itali, me 12 vite burg, për “Vjedhje me armë” e “Tentativë vrasjeje”, ishte person i shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Dibër e kishte shpallur në kërkim, pasi më datë 18 maj, në fshatin Çernemë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin F. K. Në përfundim të veprimeve të para hetimore A.I., u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.


Shtuar 26.05.2020 13:51