I çorientuar dhe pa asnjë përgjigje, Lulëzim Cuku del para gjykatës

Lulëzim Cuku ka dalë sot përballë Gjykatës, për tu marrë në pyetje lidhur me krimin makabër ku ai qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Cuko shfaqet i çorjentuar madje nuk i është përgjigjur as pyetjeve të gjyqtarëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 1 shkurtit, ku shkak kryesor dyshohet të jetë bërë xhelozia.

Sipas hetuesve, 33 vjeçarja është qëlluar dy herë në bark dhe një goditje në pjesën e zemrës, e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj.

Çifti kanë tre fëmijë të vegjël, më i madhi 10 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç, përkatësisht dy vajza dhe një djalë. 45 vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.


Shtuar 6.02.2020 08:34