Një 25 vjeçar shqiptar me iniciale R.A. dhe një vajzë 22 vjeçare janë vënë në pranga nga karabinierët.
Informacioni nga një qytetar ishin vendimtar për arrestimin e tyre, i cili lajmëroi policinë për ardhjet e shpeshta të një makine të vogël me dy të dy të rinj në bord nga një fushë luledielli në zonën e Fano-s.
Gjatë kontrollit të makinës, policia nuk gjeti asgjë që mund të vinte në akuzë të rinj. Më pas, u zhvillua një kontroll me një qen antidrogë nëpër fushë.
Pas një hulumtimi të plotë, të fshehur mirë midis bimësisë dhe tokës, u gjet një qese plastike ku ndodheshin 300 gram kokainë e pastër një peshore elektronike dhe qese të vogla për paketimin e drogës.
Mjaftoi që karabinierët të monitoronin me mprehtësi fushën e lulediellit dhe të prisnin ardhjen e pronarëve të drogës. Pas disa orësh, mbërriti mjeti i vogël i shërbimeve të njoftuara më parë me çiftin e ri në bord.