Ju lakua emri në përgjimet e grupit Avdylaj, gjykata jep vendimin për Arben Çukon

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish deputetin e Partisë Socialiste, Arben Çuko.

Kutjojmë se Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.


Shtuar 27.01.2020 11:59