Humbi jetën nga koronavirusi, nuk dihet nëse trupi i viktimës do i dorëzohet familjarëve

Ditën e djeshme u shënua viktima e parë nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se 73 vjeccarja me iniciale Xh. G., vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit pasi nuk është marrë vendimi se si do të procedohet me varrimin e saj.

Nuk dihet ende edhe nëse do të jenë familjarët ata që do të kryejnë ceremoninë apo do të jenë struktura të posaçme të Bashkisë dhe shëndetësisë që do të kryejnë këtë proces.

Kjo pasi qeveria shqiptare ka ndaluar me urdhër grumbullimet e njerëzve, duke mbyllur edhe të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.


Shtuar 12.03.2020 08:44