Ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Nndroqi” nga koronavirusi mjeku shqiptar Anibal Byberi.
Mësohet se mjeku ishte paraqitur ne spital në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e djeshme.
Byberi ka qenë mjek në Tropojë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës, duke iu shërbyer qindra qytetarëve.
Nuk bëhet e ditur se prej sa ditësh mjeku ishte prekur nga Covid 19, dhe se pse shtrimi i tij në spital ka ardhur vetëm dje, kur gjendja ishte përkeqësuar ndjeshëm.
Byberi është mjeku i tretë që humb jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë në muajin Mars.
Më herët ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare mjeku Arjan Pushi, dhe mjeku Hysni Shkjau, 69-vjeçar.