Hodhi foshnjen e sapolindur në kosh, arrestohet 32 vjeçarja

Ditën e sotme u gjet e pajetë një foshnje në Tiranë, e hedhur në një kuti pranë koshave të plehrave.

Fatkeqsisht, foshnja e gjinisë mashkull është gjetur pa shenja jete dhe u transportua drejt morgut, nderkohe qe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia njofton se u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.08.2020 13:19