Vetëm dy ditë më parë dy të rinj u kapën nga Policia pak pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.
Ata hodhën nga dritarja një silenciator dhe një celular të vjetër që përdorej për shpërthime në distancë.
Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, përkatësisht 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotësisht.
Ndërkohë sipas policisë këta dy të rinj do të kryenin një vrasje. Dy të arrestuarit u kapën më 29 janar në Fushë Krujë ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. /albeu.com/