Historia “Noja”, flet Brisilda e cila u dhunua nga shoqja e ngushtë

Akoma nuk është harruar historia e “Nojës”, ku si pasojë e një trekëndëshi dashurie një vajzë u mor peng dhe u dhunua.

Ditën e sotme, Brisilda Rroku ka folur për ngjarjen e rëndë në TCH.

Fenomeni ‘Noja’ siç u cilësua në rrjetet sociale, lindi pas publikimit të një video shokuese ku e reja Brisilda Rroku u dhunua gati në mënyrë barbare nga Margarita Gjoni, pasi kjo e fundit kishte marrë vesh se i dashuri i saj, Noja, e kishte tradhtuar me të.

Brisilda pas ngjarjes ka rrëfyer se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminua , më shumë edhe nga rrjetet sociale, që më pas ngjarjen e kthyen edhe në meme.

Ajo tregon se ngjarja bëri që ajo të humbë punën dhe të përkeqësojë marrëdhënien me familjen e shoqërinë. Ndërkohë që tashmë një shoqatë e strehon atë.

“Kam tre javë që jam në gjendje shumë të keqe , ndihem e kërcënuar, edhe thjesht nga rruge nga njerëzit. Kërkoj nga institucionet të më ndihmojnë të iki jashtë , nuk mundem të rri më këtu , ndihem e kërcënuar, uroj të jem shembull për ato që rrinë të heshtura, por dhe që shteti të reagojë përballë këtyre rasteve si i imi, uroj që zëri im të dëgjohet dhe të pakësohen këto raste në Shqipëri’, tha ajo.


Shtuar 9.09.2020 12:56