Heroinë, kapsula metadoni dhe armë e ftohtë: E pëson keq tironsi

Policia e Tiranës ka sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike heroinë, kapsula metadoni dhe një armë e ftohtë.

Gjithashtu ëstë bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, kanë konstatuar shtetasin E.H., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 24.08.2020 11:03