Hamilton nuk njeh kundërshtar, i pari në Belgjikë! Dy fitore larg rekordit të Schumacher

Lewis Hamilton mori një fitore pa shumë vështirësi në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke e thelluar avantazhin nga pilotët e tjerë në Formula 1.

Britaniku e nisi në ‘pole-postition’ garën dhe e përfundoi po në të njëjtën pozicion, duke triumfuar për herë të 89 në karrierë në F1, vetëm 2 fitore më pas se ekordmeni Michael Schumacher (91).

Në podium u ngjit edhe Valteri Bottas i Mercedes dhe Max Verstappen i Red Bull.

Garë për t’u harruar për pilotët e Ferrari-t, të cilët e mbyllën në vend të 13 dhe 14.

Renditja e 10 pilotëve më të shpejtë:

Hamilton

Bottas

Verstappen

Ricciardo

Albon

Ocon

Norris

Stroll

Gasly

Perez.
.


Shtuar 30.08.2020 15:06