Hajdari shpërthen nga Kuvendi: Jepini fund kësaj seance të tupshme

Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të ashpra në Kuvend, ku ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Duke kujtuar të gjitha mashtrimet që u janë bërë shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit, Hajdari tha se ajo sot është në anën e tyre, e më së paktu të gjithë qytetarët meritojnë hapjen 100% të listave.

Hajdari zgjodhi të qendronte në foltore, në tentativë për të bllokuar seancën e Kuvendit, por Ruçi e gjeti zgjidhjen duke ftuar deputetët e tjerë që të flasin nga vendi.

Pjesë nga deklarata e Hajdarit:

Në këtë sallë bëhen vetëm pazare, ata e dinë shumë mirë që shumica e jush bëjnë pazare dhe më pas e shesin veten si patriotë. Ka qenë kjo sallë plenare ku në vitin 92 ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit, dhe nuk e bëtë këtë gjë.

Unë jam me ata shqiptarë që sot janë të zhgënjyer, ka qenë kjo sallë kur ju i thatë shqiptarëve në 96 futini paratë në skemat piramidale, dhe i çuat në përplasjet më të mëdha. Ju i mashtruat shqiptarët! Ka qenë kjo sallë me të njëjtët njerëz, kur iu thatë shqiptarëve që do ua kthenit paratë, dhe ju i mashtruat, kjo sallë ka qenë, që i mashtroi shqiptarët. Unë sot jam me ata shqiptarë që janë të zhgënjyer prej jush.

Janë këta njerëz, kjo sallë që iu ka thënë shqiptarëve që në vitin 2001, se do i fusnin në BE shqiptarët, pse siua keni bërë shqiptarëve këtë, ka qenë kjo sallë, që vazhdon të bëjë premtime të tjera, 2020 ka ardhur dhe ju vazhdoni me premtime boshe.

Jepuni shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin në këtë vend, jepini fund kësaj seance të turpshme, hapini listat, nuk mund të ndryshohet ligji zgjedhor sa herë që tiu dojë qejfi juve, jepini mundësinë qytetarëve që të votojnë, dhe hidheni në kosh të plehrave këtë Kod Zgjedhor.


Shtuar 5.10.2020 10:19