Categories: Uncategorized

Habit Bino: Në QSUT kanë tangërllëk, nuk vendosin maska mbrojtëse

Rastet e shumta me korónavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime në institucionet shëndetësore por edhe të publikut. Për të folur me situatën epidemike jo të favorshme dhe lidhur me vatrat infektive në qendrat shëndetësore ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Byro Politike”, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Bino tha se rastet pozitivë për koronavirus ditën e sotme nuk mund të quhen vatër infeksioni edhe pse ajo e pranoi që në këto raste ka pasur të infektuar edhe nga QSUT. Sipas Binos ky infeksion në qendrat shëndetësore dhe në QSUT ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllik dhe nuk e vendosin maskën edhe kur ja u kërkon si domosdoshmëri.

Të lidhura

None found

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrëzikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi pasur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpërthim epidemik. Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sëmuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infeksionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

12 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

18 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

20 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

20 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

21 minutes ago