Gruaja e infektuar publikon videon prekëse nga spitali: Nuk marr dot frymë (VIDEO)

Një nënë e shëndetshme dhe e cila merrej vazhdimisht me aktivitet fizik, ka bërë një video që aktualisht po bën xhiron e rrjetit.

Videoja tregon se nuk janë vetëm të moshuarit apo ata që kanë sëmundje që preken nga kjo sëmundje pasi edhe ata me imunitet shumë të fortë mund të rrezikohen seriozisht për jetën shkruan albeu.com.

Tara Jane Langston, 39 vjeç tregon në video se cdo moment që ajo tentonte të merrte frymë ishte një beteje më vete dhe se ishte gjëja më e keqe që kishte provuar në jetë.

Duke folur para kamerës , Langston u shpreh në videomesazh:

“Unë jam në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk mund të marr frymë pa këtë tub. Madje atyre iu desh ta qepnin atë në arteriet e mia. Ju lutem bëni kujdes pasi kjo nuk është një shaka”. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2020 08:27