Grabiti 3 milion euro, kush është “emri” që sot OFL i dërgoi letrën

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë tre emrave të tjerë, në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan. Në fakt dy janë emrat e skeduar, ndërsa i treti duhet të justifikojë pasurinë për shkak të lidhjes familjare.

Emri i parë është Klaudjos Dervishi banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për vjedhje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të lidhura

None found

Ai akuzohet edhe nga autoritetet gjermane për grabitje me vlerë prej 3.1 milionë euro, ndërsa dënimin po e kryen në Shqipëri. Por pasurinë duhet ta justifikojë sipas OFL-së edhe familjari i tij Myftar Dervishi banues në Vlorë.

Emri i tretë është një grua, Zamira Gjongeci nga Elbasani, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Gruaja është dënuar në 2003 me 7 vite burg nga Krimet e Rënda për trafik droge, heroinë të pastër që vinte nga Turqia dhe do të dërgohej në Itali. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.06.2020 10:46