Është grabitur një banesë në Lushnjë.
Grabitësit kanë arritur të marrin 4 mijë euro që fshiheshin në kasafortën e shtëpisë.
Banesa e vendosur në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, mësohet se është në pronësi të shtetasit L. Dervishi.
Policia ka marrë në pyetje të zotin e shtëpisë. Ky i fundit ka deklaruar se në kasafortë kishte kursimet e shtëpise, një shumë rreth 4 000 euro.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa mësohet se autorët kanë hyrë në shtëpi duke thyer xhamat. /albeu.com/