Gjykata jep vendimin për babain dhe vëllain e Eglantina Bucit, flet avokati

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për babain dhe vëllain e Eglantina Bucit, të cilët akuzohen se i morën jetën në vitin 2012 dhe e groposën trupin e pajetë tek Mali me Gropa. Faik Buci, 66 vjec, babai i vajzës dyshohet se ka bashkëpunuar me të birin Shkëlzen Buci për ta qëlluar për vdekje. Eshtrat e viktimës u zbuluan rastësisht nga gjahtarët në vitin 2017.

Grupi hetimor i mori ADN-në nënës së vajzës, ish bashkëshortes së Faikut nga të cilat ka rezultuar se eshtrat mund ti përkasin Eglantinës. Këtë e ka konfirmuar avokati Arben Gramo duke folur para mediave ku u shpreh: “Është marrë ADN me lejen e nënës. Nga ADN ka rezultuar që ato eshtra mund të jenë të Eglantina Bucit. Edhe me kërkesën që ka bërë vetë zoti Faik, vajza nuk vinte në shtëpi dhe ai mendon se mund të jetë prostituuar. Vajza nuk banonte në shtëpinë e të atit. Ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe.”

I biri i Faikut Shkëlzeni, është arrestuar 3 vite më parë dhe vuan dënimin për atentatin ndaj një aktori ku edhe është njohur me akuzën për ekzekutimin e motrës me plumb në kokë me pretekstin se kishte cënuar nderin e familjes.


Shtuar 6.09.2020 11:10