Gjuta tentoi të futej me forcë në selinë e PS-së, brenda gjendej Rama dhe ministrat

Vladimir Gjuta vetëm pesë ditë pasi u la i lirë është kapur nga policia pranë selisë së PS.

Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma shkruan bë.

Në momentin e shoqërimit atij i është kapur edhe një pistoletë.

Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë.


Shtuar 10.02.2020 09:41