Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit per Reformen Zgjedhore, ka folur pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik në prani të përfaqësuesve të opozitës, duke iu përgjigjur kerkeses për qeveri teknike nga ana e opozitës.
Përsa i përket deklaratave të Metës për shpërndarje parlamenti apo tubim më 2 mars, deklaroi se “PD nuk ka pse të përfshihet në lojën e Presidentit kur i është rikthyer rrugës institucionale”.
”Unë besoj se PD është për të miratuar Kodin Zgjedhor në bashkëpunim me ne dhe Kuvendin. Nëse vërtet kanë zgjedhur t’i kthehen insitucioneve s’kanë pse përfshihen në lojën e Presidentit”- tha ai.
Sipas Gjiknurit, “Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato gjëra që nuk u arritën me luftë në rrugë s’mund të arrihen me negociata. Kjo është diçka e mbyllur, nuk e shoh si problem”.