Gjendet skafi me tre motorë në Vlorë, dyshohet se do përdorej për trafiqe

Një skaf i braktisur është gjetur në Vlorë këtë m,ëngjes.

Skafi është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës.

Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë.

Policia ka nisur hetimet, për pronarin e skafit si edhe për çfarë përdorej ai.

Skafi 10 metra i gjatë është gjetur pranë bregut. Ndërkohë, policia dyshon se mjeti do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike.


Shtuar 30.01.2020 09:09