Gazetari akuza të forta ndaj Ballës: Mori 3 milion euro nga bandat

Elbasani tashmë prej kohësh është kthyer në një fole krimi ku ndodhin ekzekutime mafioze të cilat mbyllen pa u zbardhur.

Jo më larg se disa ditë më parë, në mes të qytetit u ekzekutua vëllai i Talo Çelos, një personazh i shumëkërkuar.

Gazetari Basir Çollaku ka hodhur akuza të forta ndaj numrit dy të PS, Taulant Balla, që është përfaqësuesi i kësaj force politike për Elbasanin.

“Ka përgjime që Taulant Balla mori 3 milionë euro nga bandat,” tha Çollaku. Sipas tij, bandat kanë shkarkuar 12 drejtues policie në këtë qark. Ndërkohë u theksua edhe fakti se dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është arrestuar për një vrasje dhe është implikuar në të tjera krime në këtë zonë.


Shtuar 18.09.2020 06:59