Gattuso nuk ndryshon, gati sa të godasë kamarierin (VIDEO)

Xhenaro Gatuzo njihet si një person agresiv, të cilin nuk e mbajnë aspak nervat dhe këtë e ka treguar shpesh gjatë kohës kur ishte futbollit, kur ka pasur zënka me persona të shumta.GAT

Tashmë në rolin e trajnerit, italiani duket më i “zbutur”. Së fundmi një kamarier ka menduar t’i bëjë një shaka trajnerit të Napolit, por për pak e pëson keq.

Kamarieri afrohet pranë Gatuzos dhe bën sikur i bie filxhani me kafe, në formën e një shakaje. Këtë episod Gatuzo e ka marrë me të qeshur, teksa për pak tenton të godasë kamarierin, por më pas nisë të qeshë.


Shtuar 11.02.2020 17:41