Furnizonte me “mall” Kinostudion dhe Freskun, kapet 40-vjeçari

Një 40 vjecar është kapur nga policia pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinimi”, në pranga ra shtetasi me inicialet E. R., banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë 40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /albeu.com/

Furnizonte me “mall” Kinostudion dhe Freskun, kapet 40-vjeçari


Shtuar 11.01.2020 11:28