“Ftohtë dhe mungesa në shërbim”, dalin pamjet nga karantina ku mbahen dy të prekurit në Shqipëri (VIDEO)

Dy të infektuarit nga koronavirusi V.K dhe P.K, të cilët mësohet se janë babë e bir kanë kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.

Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Pamjet janë siguruar nga ora news ku babë e bir tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë, askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.


Shtuar 9.03.2020 09:12