Frika se mos grumbullohen për Ditën e Verës, policia dhe ushtria “zbarkojnë” në Elbasan

Dita e sotme është një ditë feste dhe zakonisht për Ditën e Verës njerëzit pushtojnë rrugët dhe festojnë.

Këtë vit nuk mund dhe nuk do të ndodhë kështu pasi qeveria ka urdhëruar shmangien e grumbullimeve publike dhe anullimin e aktiviteteve.

Kryebashkiaku i Elbasanit trembet në mos qytetarët dalin për piknik me familjarët apo me të afërmit e ardhur nga jashtë vendit.

Sigurisht, ecja është e lejuar, por jo më shumë se dy veta. Në rast se policia pikas piknik apo grumbullime më të mëdha njerëzish, do të ndërhyjë. Efektivët e policisë dhe forcat e ushtrisë janë sot rrugëve të Elbasanit.


Shtuar 14.03.2020 07:33