Flet mjeku që kuroi Eduart Lamajn: E gjeta në narkozë, mbaja përgjegjësi nëse më vdiste në dorë

Dy mjekë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se mjekuan ilegalisht autorin e dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Lacc.

Një prej tyre, Viktor Marku ka thënë gjatë dëshmisë së tij: Pacientin e gjeta në narkozë nëse i vdiste në dorë ishte ai që do mbante përgjegjësi.

Kështu ka deklaruar në polici Marku, nga ana tjetër, Besim Lama ka thënë se nuk ishte i specializuar për ndërhyrje.

Kujtojmë se Eduart Lamaj është i akuzuari kryesor për atentatin që ju mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Markut në Kurbin si dhe mbeti i plagosur Kreshnik Tusha.

Para disa ditësh qarkulloi një foto ku Lamaj shfaqet i shtruar në një spital me aparatura në këmbë dhe i fashuar. Për dy javë asnjë gjurmë e tij ndërsa ata që e zbuluan ishin familjarët të cilët publikuan në mediat sociale një imazh të tij në krevat me fasho në kokë dhe këmbë.

Mësohet dr Eduart Lamaj ka deklaruar se krimi është kryer pasi një prej viktimave i kishte para borxh dhe se ai kishte shkuar për t’i shkatërruar hotelin dhe se nuk kishte si synim vrasjen e tyre.

Eduart Lamaj u arrestua teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama.

Bashkë me të u arrestuan edhe dy mjekët që po e mjekonin dhe janë, Viktor Marku dhe Besim Lama.


Shtuar 25.06.2020 11:02