Flamuj dhe brohoritje, kështu u prit Thaçi nga simpatizantët në Morinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit nga ku është drejtuar menjëherë për në Kosovë.

Thaçi është pritur nga simpatizantë të shumtë në pikën kufitare të Morinës me flamuj kuq e zi si dhe ata të UÇK-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Thaçi ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë, intervistimi i tij ka zgjatur katër ditë. Presidenti Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.


Shtuar 17.07.2020 17:35