Ish ministri Saimir Tahiri nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit disa momente familjare me fëmijët e tij.
Ai ka publikuar një video ku shihet me djalin e madh Drinin dhe të voglin, Golikun.
Ky është një moment ku i vogli i shtëpisë, imiton, në përpjekje për të mësuar të flasë.
Drini dhe Tahiri, nxjerrin gjuhën dhe duket se kjo e bën të argëtohet Golikun, i cili i imiton dhe shihet duke buzëqeshur.
“Fjalimi i parë jo keq”, shkruan Tahiri, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.