Fjalët e para të Moratës si lojtar i Juves

Alvaro Morata ka pasur dëshirën për t’u rikthyer në Torino.

Pas firmës me bardhezinjtë kanë ardhur edhe fjalët e para të spanjollit.

“Është një ndjenjë e mirë për mua të rikthehem këtu”, ka deklaruar Morata për Juventus TV.

“Mezi pres të jem me shokët e mi të skuadrës. Epoka e parë ishte e shkëlqyer, por tani jam i bindur se jam një lojtar më i mirë dhe se jam rritur në shumë aspekte të jetës sime”.

“Jam i sigurt se ky do të jetë një udhëtim tjetër i shkëlqyeshëm”.

“Unë gjithmonë do të jem gati për Juventusin. Ky është një klub i shkëlqyeshëm dhe një familje. Kur je në një vend që ndihesh si në shtëpi, gjithmonë ekziston dëshira për t’u rikthyer”.


Shtuar 23.09.2020 14:30