Fitorja nuk zgjati shumë, koronavirusi rikthehet në Mal të Zi

Koronavirusi është rikthyer sërish në Mal të Zi, ku janë shënuar 8 raste të reja.

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviç tha për televizionin Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.

Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19. Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Por, në 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirusin e ri.


Shtuar 23.06.2020 08:05