“Fiksimi” i Stankoviçit, kush është lojtari i Tiranës që çmendi drejtuesit e Crvena Zvezdës

Dejan Stankoviç dhe stafi i Crvena Zvezdës në fund të ndeshjes me Tiranën kanë veçuar një lojtar nga bardheblutë. Bëhet fjalë për Agustin Torasën.

Sipas asaj që është marrë vesh, argjentinasi ka rënë në sy dhe Stankoviçi ka pyetur për modalitetet e kontratës dhe moshës. Më shumë se çdo gjë tjetër, ai është habitur që një lojtar 31-vjeçar të luftojë e vrapojë në atë mënyrë në fushën e lojës.

Jo vetëm kaq, por trajneri dhe ish-lojtari i Interit ka thënë fjalë të mira edhe për Kalenë e Muçin, të cilët mbajtën peshën në sfidën mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës.


Shtuar 28.08.2020 13:50